Kineastja u vra gjatë filmimeve, producentët e “Rust”, “ia hedhin” me gjobë!

21/04/2022 13:59

Gjobë dhe kritika të ashpra nga autoritetet për mosndjekje të udhëzimeve të sigurisë, ky ishte ndëshkimi për producentët e filmit Rust, një kineaste e të cilit u qëllua për vdekje gjatë xhirimeve nga aktori Alec Baldwin.

Prodhuesit e Rust treguan “indiferencë të qartë ndaj rreziqeve të njohura që lidhen me përdorimin e armëve të zjarrit në sheshxhirime”, tha Departamenti i Mjedisit të Nju Meksikos.

Ky departament ka gjobitur firmën prodhuese të Rust me 136,793 dollarë. Në 21 tetor të vitit 2021, gjatë xhirimeve Baldwin qëlloi me atë që supozohej të ishte një armë jo e rrezikshme, duke lënë të vdekur kinematografen me prejardhje nga Ukraina, Halyna Hutchins, ndërkaq regjistroi Joel Souza ishte plagosur.

Baldwin mohoi të kishte përgjegjësi për të shtënën fatale. “Mendoj se dikush është përgjegjës për atë që ka ndodhur dhe nuk mund ta them se kush është. Mirëpo e di që nuk jam unë”, tha ai gjatë një interviste për transmetuesin amerikan ABC më 2 dhjetor të vitit të kaluar. Aktori kishte deklaruar se ishte informuar se arma që ka përdorur ishte “e sigurt”, kur në të vërtetë, ajo kishte pasur municion.

Top Channel