Ukraina thotë se ka rënë dakord me Rusinë për një korridor humanitar për evakuimin e grave, fëmijëve dhe të moshuarve nga qyteti i rrethuar i Mariupolit.
“Duke marrë parasysh situatën katastrofike humanitare në Mariupol, do të fokusojmë përpjekjet tona në këtë drejtim”, thotë zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk në Telegram.
“Ne arritëm të biem dakord paraprakisht për një korridor humanitar për gratë, fëmijët dhe të moshuarit. Mbledhja në Mariupol sot, nga ora 14:00 në cep të rrugës Taganrog”, njoftoi ajo.
Kolona do të lëvizë nga Mariupoli në drejtim të Manhushit dhe më pas përmes qytetit të Berdyansk të kontrolluar nga Rusia, do të shkojë drejt qytetit të Zaporizhzhia të kontrolluar nga ukrainasit, tha Vereshchuk, ndonëse shtoi se për shkak të situatës së vështirë, mund të ketë ndryshime gjatë rrugës.
Mijëra civilë kanë mbetur të bllokuar në qytetin e rrethuar nga forcat ruse për javë të tëra, ndërsa bombardimet nuk janë ndalur asnjë ditë.
Sulmet ruse në qytetin port jugor të rrethuar të Mariupolit vazhdojnë dhe situata mbetet e rëndë, sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
Top Channel