E qëlloi me armë pas konfliktit në makinë, identifikohet autori që plagosi 28-vjeçarin në Shkodër

20/04/2022 09:01

Autori që dyshohet se plagosi 28-vjeçarin Edis Reçaj një natë më parë në Shkodër është identifikuar këtë të mërkurë.

Mësohet se i plagosuri dhe autori kanë qenë së bashku në të njëjtin automjet dhe pas një debati mes njëri-tjetrin, autori e ka qëlluar me plumb në këmbë 28-vjeçarin.

I riu morri plumb në këmbë dhe më pas iu drejtua spitalit të Shkodrës. Njoftimin për plagosjen e tij e ka dhënë reparti i urgjencës dhe më pas nisën kërkimet për autorin e dyshuar.

Në dëshminë e tij në ambientet e spitalit, përpara policisë, 28-vjeçari ka thënë se nuk e njeh personin që e ka qëlluar. “Autori ka qenë me kapuç të zi në kokë, erdhi nga mbrapa dhe më ka plagosur në këmbë dhe është larguar me shpejtësi. Nuk kam konflikte me asnjë person apo probleme me persona të tjerë”, ka deklaruar 28-vjeçari.

Policia e Shkodrës, e cila nuk e bënë publik emrin e autorit per shkaqe hetimore, dyshon se dy personat ne fjalë kanë qenë në të njëjtën makinë duke biseduar dhe aty ka ndodhur edhe ngjarja. I plagosuri Reçaj nuk është person me precedent penal, por rezulton se është nipi i Edmir Alisë shtetas qe kishte probleme me drejtësinë, i ekzekutuar në vitin 2014.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA