Video/ Bosnja bën detyrën, mund Katarin dhe shpreson te kualifikimi historik nëpërmjet vendit të tretë

24/06/2026 22:45

Bosnja & Hercegovina ka marrë një fitore të rëndësishme në ndeshjen e fundit të Grupit B përballë Katarit me rezultatin 3-1.

Takimi i luajtur në Seattle foli për ekipin ballkanas, që kaloi në avantazh në minutën e 29’ me talentin Alajbegovic, ndërsa pas 5 minutash shifrat u dyfishuan nga një autogol i Abunadas.

Skuadra aziatike rihapi sfidën në fundin e pjesës së parë, por në minutën e 80’, ishte Mahmic që vulosi takimin.

Me këtë fitore, Bosnja siguron vendin e tretë me katër pikë dhe tashmë do t’i duhet të presë deri në fund të grupeve për të mësuar nëse do të jetë një nga 8 vendet e treta më të mira.

Nga ana tjetër, Katari e mbyll këtu aventurën e dytë në një Botëror, kësaj radhe me një pikë të marrë.

REZULTATI

Bosnje Hercegovinë – Katar 3-1

Alajbegoviç 29′, Al Brake (aut.) 34′, Mahmic 80′ / Al Haydos 43′

GOLAT E NDESHJES

Goli i Alajbegoviç (Video)

Autogoli i Al-Brake (Video)

Goli i Al Haydos (Video)

Goli i Mahmic (Video)

FORMACIONI ZYRTAR

Bosnje-Hercegovina: Vasilj, Maliç, Katiç, Radeljic, Kolasinac, Bajraktarevic, Sunjic, Basic, Alajbegoviç, Demiroviç, Dzeko; Trajner: Sergej Barbarez;

Katar: Abunada, Al-Brake, Laye, Khoukhi, Miguel, Boudiaf, Fathi, Abdulsallam, Junior, Afif, Haydos; Trajner: J. Lopetegui;

Top Channel