“Do e fitojnë luftën”/ SHBA stërvit forcat ukrainase, Anglia nis “vrasësin” 13 tonësh

19/04/2022 13:04

Armë moderne, por edhe asistencë për t’i përdorur ato, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët vazhdojnë ndihmën për Ukrainën pavarësisht kërcënimeve të Moskës.

Ushtria e Shteteve të Bashkuara pritet të fillojë stërvitjen e ushtarëve ukrainas për përdorimin e armëve amerikane të artilerisë së rëndë, “howitzer” në ditët në vijim.

Një “howitzer” është përgjithësisht një armë me rreze të gjatë veprimi e ngjashme me një top, e cila ka predha më të vogla, e që mund të gjuajë më me shpejtësi. Javën e kaluar, presidenti amerikan Joe Biden njoftoi një ndihmë ushtarake shtesë prej 800 milionë dollarësh për Ukrainën, duke e zgjeruar ndihmën me armë të artilerisë së rëndë, përpara një sulmi më të gjerë rus në Ukrainën lindore.

Deri më tani, katër avionë ngarkuar me armë janë dërguar nga Shtetet e Bashkuara për Ukrainën si pjesë e paketës së re të ndihmës. Zyrtari, duke folur në kushte anonimiteti, tha se trajnimi mbi përdorimin e armëve të artilerisë së rëndë do të zhvillohet jashtë Ukrainës. Shtetet e Bashkuara po planifikojnë t’i stërvitin ushtarët ukrainas se si të përdorin disa nga armatimet e reja, si artilerinë e rëndë “howitzer” dhe radarët. Ata do të përdorin njohuritë e tyre mbi armët për të stërvitur kolegët e tyre brenda Ukrainës.

Shtetet e Bashkuara kanë stërvitur më parë forca ukrainase për përdorimin e dronëve “Switchblade”. Ndërkohë, kryeministri britanik Boris Johnson do të furnizojë Ukrainën me automjete të blinduara të teknologjisë së lartë të cilat kanë të montuara raketa anti-ajrore, që do ti ndihmojnë të rrëzojnë avionët dhe helikopterët rusë. Johnson është i vendosur t’i japë vendit të rrethuar një numër të madh Stormer HVM për të ndihmuar në përpjekjen dhe pastrimin e qiellit nga avionët e Moskës teksa lufta vazhdon në Evropën Lindore.

Automjetet 13-tonëshe, të cilave u nevojiten vetëm tre persona për t’i drejtuar. Një shofer, një gjuajtës dhe kreu i skuadrës mund të ngarkohen nëpër avionë transporti dhe të dërgohen në Ukrainë brenda disa ditësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA