26/12 08:12
Luka Modric është nga ata futbollistë që e shpreh shesh herë dashurinë për vendlindjen e tij. Mesfushori i Real Madrid së bashku me të atin e tij kanë vizituar shtëpinë e tyre pranë Zadarit në Kroaci.
Shtëpia e tyre u shkatërrua nga lufta e Kroacisë për Pavarësi nga Republika Jugosllave, dhe familja e Lukës u detyrua që të largohej për në Zadar, aty ku ata jetuan si refugjatë.
36-vjeçari nisi të luante futboll pikërisht atje, derisa tashmë është pjesë e një prej skuadrave më të mira në historinë e futbollit si ajo e Real Madrid si dhe ka fituar edhe një Top të Artë, ndërsa vazhdon të jetë një prej emrave më të rëndësishëm te “Los Blancos”, duke mbajtur i palëkundur rolin e titullarit.
Top Channel