Legjenda e Holluwoodit, Al Pacino ka nisur një lidhje të re me bukuroshen 28-vjeçare Noor Alfallah, e cila më parë ka qenë e dashura e Mick Jaggerit.

Çifti ka një diferencë moshe prej 53 vitesh, ndërsa romanca e tyre pretendohet të ketë nisur gjatë pandemisë.

81-vjeçari u pa së fundmi i shoqëruar me të dashurën e tij gjatë një darke me aktorin Jason Momoa pas vizitës në galerinë e fundit “Pace” të Julian Schnabel në zonën Mid City në Los Angeles, shkruan DailyMail.

“Ajo ka qenë me Al Pacinon për disa kohë dhe ata shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin. Diferenca në moshë nuk duket të jetë problem edhe pse ai është më i madh se babai i saj. Ajo lëviz me elitën e të pasurve dhe vjen nga një familje me para”, sipas burimeve pranë dyshes.

Çifti u prezantua në një darkë dhe ia dolën ta mbanin larg syrit të publikut marrëdhënien e tyre në zhvillim, derisa u panë në një restorant në Paris gjatë turneut “No Filter” të Rolling Stones.

Alfallah njihet për lidhjet e saj me persona me një diferencë të madhe në moshë, ndërkohë për sa i përket  Pacino ka një listë të gjatë të ish të dashurave por nuk është martuar kurrë.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel