Terrorizoi metronë në New York dhe plagosi dhjetëra qytetarë, kapet autori i dyshuar

13/04/2022 20:11

Autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë ku u plagosën më shumë se 29 veta në metronë në Brooklyn, Frank James, u arrestua nga oficerët e patrullës në East Village në New York City të mërkurën, thanë tre zyrtarë për CNN.

Nga 29 personat që u shtruan fillimisht në spital në lidhje me të shtënat në metronë e Bruklinit, 10 mbeten ende të shtruar .

Pesë persona janë të shtruar në spitalin NYU Langone në Brooklyn, tha zëdhënësi David Koeppel për CNN. Të gjitha viktimat ende të shtruara në spital janë  jashtë rrezikut për jetën.

“Sot, Frank James është akuzuar në Gjykatën Federale të Bruklinit me një akuzë për shkeljen e 18 seksioneve të SHBA-së, të cilat ndalojnë sulme terroriste dhe sulme të tjera të dhunshme kundër sistemeve të transportit masiv. Ai është kapur, ai do të gjykohet në gjykatën federale në Bruklin dhe nëse shpallet fajtor, ai do të përballet me një dënim deri në burgim të përjetshëm”. 

Të mërkurën në mëngjes, autoritete amerikanë thanë se James ishte i vetmi i dyshuar i ngjarjes, në të cilën 23 persona u plagosën, 10 prej tyre nga të shtënat me armë zjarri.

Ngjarja nxiti thirrjet për të shtuar vëmendjen në atë se çfarë ndodh në sistemin e tranzitit të qytetit.

Sipas policisë, i dyshuari shpërtheu dy granata tymuese dhe hapi zjarr me një armë në stacionin  në rrugën 36t në Brooklyn të martën në mëngjes. Ai ishte arrestuar dhe nëntë herë të tjera më parë tha policia.

Kërkimi për James u ndërlikua dhe u vonua nga mosfunksionimi i kamerave brenda stacionit të metrosë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA