Vjehrri vrau nusen e djalit dhe u var në pemë, kush janë viktimat e ngjarjes së rëndë në Fier (FOTO)

12/04/2022 15:30

Xhevair Hoxha, vjehrri dhe Merushe Hazizi, nusja janë viktimat e ngjarjes së rëndë në Roskovec të Fierit.

Ishte 61-vjeçari që vrau nusen e djalit me thikë dhe më pas vari veten në një pemë pas banese.

“Rreth orës 12:30, në fshatin Vidhishtë, Roskovec, shtetasi Xh. H., 61 vjeç, dyshohet se në banesë ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e djalit, shtetasen M. H., 30 vjeçe dhe më pas ka varur veten në një pemë pas banese“, thuhet në njoftimin e policisë.

Një martesë  e padëshiruar dyshohet të jetë shkak i tragjedisë së dyfishtë që ndodhi mesditën e së martës në fshatin Vidhishtë të Roskovecit.

Xhevair Hoxha, 61 vjeç dyshohet se vrau bashkëshorten e të birit Merushe Hazizin. 30 vjecaren nuk e donte për nuse për shkak se kishte qenë më parë e martuar dhe e goditi me thikë pas debateve. Pasi theri nusen me thikë, vjehrri dyshohet se vrau veten në një pemë pas shtëpisë.

I biri dhe viktima bashkëjetonin prej tre vjetësh.  Merushe Hazizi  kishte 3 fëmijë nga martesa e parë por që jetonin me ish bashkëshortin e saj. Pas kamerës shumë banorë në fshat thonë se kjo ishte një vrasje e paralajmëruar pasi 61 vjeçari tregohej i dhunshëm dhe e shprehte me zë të lartë synimin për ta vrarë gruan që i biri i kishte sjellë në shtëpi.

FOTO GALERI
2/2
Vjehrri, Xhevair Hoxha

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA