Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të anën e socialistëve dhe ne duhet ta pranojmë këtë fakt, shprehet analisti Spartak Ngjela në Top Story.

Megjithatë, thotë ai, Amerika ka nisur ndëshkimet në Shqipëri në radhët e të majtëve dhe thekson se asnjë nga vendimet nuk janë pa prova të forta pasi “flasim për drejtësinë amerikane”, thotë ai.

I fundit në radhët e shumicës që u ndëshkua nga amerikanët, ishte ish-deputeti Aqif Rakipi, ndaj të cilit sot Departamenti Amerikan i Thesarit njofton sanksione të ashpra ekonomike.

“Formulimin e ka bërë Bonaparti. Bonaparti ishte i majtë. Kur mori pushtetin, goditi majtas. Kjo është metodë dhe mesa vë re i kisha parë faktet që do të fillonte majtas dhe këtu. Është akoma majtas në një kohë që mes dy partive, politika amerikane është me PS-në. Kush nuk e nuk e ka parë?”.

Se cilat janë arsyet, shton Ngjela, kjo është histori tjetër, ndërsa shton se “duhet të respektojmë Amerikën dhe pse mban anën e së majtës, pasi është aleati ynë kryesor”.

Top Channel