Emmanuel Macron fitoi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë, por do të përballet me rivalen e ekstremit të djathtë, Marine le Pen në balotazh, dhe nuk ka për të qenë aspak e lehtë për të.
“Mos u gaboni, asgjë nuk është vendosur ende”, u tha vetë Macron simpatizantëve të tij që festonin.
Macron: I ftoj solemnisht bashkëqytetarët tanë të na bashkohen, pavarësisht nga bindjet apo zgjedhja që kanë bërë në raundin e pare. Ta bëjnë këtë në mënyrë që të bllokojmë ekstremin e djathtë. Pavarësisht ngurrimeve apo pasigurive të tyre, dua t`ju bind se në ditët që do të vijnë, projekti ynë do t`i përgjigjet frikës së tyre dhe sfidave aktuale në mënyrë shumë më solide sesa kundërshtarët tanë.
Le Pen nga ana tjetër i bëri thirrje çdo votuesi që nuk mbështet Macronin, që t`i bashkohet radhëve te saj për ta “rikthyer Francën në shina”.
Le Pen: Që tani e tutje, i bëj thirrje të gjithë francezëve të të gjitha bindjeve, nga e djathta, nga e majta dhe gjetkë, francezëve të të gjithë origjinave, t’i bashkohen këtij tubimi të madh kombëtar dhe popullor. Së bashku do ta ndërtojmë këtë fitore me entuziazëm dhe me bindjen për të vënë në jetë ndryshimin e madh që i nevojitet sot Francës.
Nga 97% e votave të numëruara, Macron mori 27.6% of the vote, Marine Le Pen 23.41% dhe Jean-Luc Mélenchon 21.95%. Kandidati veteran i të majtës ekstreme, Mélenchon, pati një rezultat edhe më të mirë se pesë vjet më pare, që tani e vendos në rolin e kingmaker-it.
“Ju nuk duhet t’i jepni asnjë votë Marine Le Penit”, paralajmëroi ai mbështetësit e tij, por ndryshe nga kandidatët e tjerë, nuk e mbështeti presidentin. Duke qenë se përbëjnë më shumë se një të pestën e votave, votuesit e Mélenchon mund të kenë një rol kyç në raundin përfundimtar të këtyre zgjedhjeve, megjithatë ekziston gjithashtu mundësia që shumë prej tyre të marrin të marrin pjesë në raundin e dytë, por të abstenojnë. 12 kandidatë morën pjesë në zgjedhje, por vetëm këta të tre arritën të siguronin mbi 10% të votave.
Duket se votuesit francezë vendosën të përqafonin idenë e votimit taktik, apo të dobishëm duke vendosur se 9 kandidatët e tjerë nuk kishin shanse të mbërrinin në balotazh.
Top Channel