Tirana mund me rezultatin e thellë Skënderbeun në shtëpi

10/04/2022 18:29

Tirana vijon e palëkundur rrugën drejt titullit kampion, ndërsa këtë të diel ka fituar 0-4 ndaj Skënderbeut, me këta të fundit që duket se tashmë janë me një këmbë në Kategorinë e Parë.

Fillimi i kësaj sfide nuk ishte siç pritej për “bardheblutë”, porta e të cilëve u rrezikua nga Pusi, teksa më pas kryeqytetasit morën situatën në kontroll dhe dominuan gjithë pjesën tjetër të takimit.

Goli i parë erdhi në minutën e 37’, kur Xhixha shënoi pas një asisti nga Seferi dhe u dha avantazhin miqve, me pjesën e parë që u mbyll me rezultatin 0-1.

Teksa në fraksionin e dytë Tirana tregoi në formë shumë më të mirë, duke shënuar edhe dy gola të tjerë. Në minutën e 62-të ishte Totre ai do të godiste portën e Ruçit, teksa në minutën e 68’, pas vetëm disa sekondave në fushën e lojës, 17-vjeçari Nikqi do të realizonte në minutën e 68’.

Teksa në minutën e 88’ Taulant Seferi do të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë, të cilin ishte ai vet që e fitoi.

Pas ndeshjes së raundit të 27 Tirana qëndron në krye të renditjes me 60 pikë, teksa Skënderbeu renditet në vend të fundit me 20 pikë.

Skënderbeu-Tirana 0-4 (SuperSport 3)

88’-Goool! Tirana e çon në 0-4 me katër rezultatin ndaj Skënderbeut. Pas fitimit të një penalltie, Taulant Seferi shënon nga pika e bardhë e penaltisë.

78’-Kostika Beçka tenton të shënojë golin e parë për Skënderbeun, por ndalet nga Bekaj.

68′-Vetëm pak sekonda pas aktivizimit, 17-vjeçari Nikqi realizon golin e tretë për Tiranën, pas një asisti nga Taulant Seferi.

67’-Zëvendësim te Tirana, del nga fusha e lojës Devid, vendin e tij e merr Nikqi.

62’-Goool! Totre shënon për Tiranën pas një asisti nga Xhixha, shkon në 0-2 rezultati i ndeshjes në stadiumin e Skënderbeut.

61’-Zëvendësim të Skënderbeu, del nga fusha e lojës Jurgen Vrapi, vendin e tij e merr Kosta Vangjeli.

58’-Dëmtohet rëndë Nikaj, nxirret me barelë nga fusha e lojës, ndeshja ndërpritet për disa momente.

54’-Jean Victor godet nga distanca, por topi devijohet dhe shkon shumë lart mbi portën e Bekaj.

47’-Belajdi Pusi kërkon barazimin, por nuk ia del ta dërgojë topin në portën e Bekaj.

Nis pjesa e dytë e ndeshjes Skënderbeu-Tirana.

Mbyllet me rezultatin 0-1 pjesa e parë e Skënderbeu-Tirana në Korçë.

37’-Goool! Shënon Tirana. Taulant Seferi këmbëngul përpara Ruçit, të cilin e shmang dhe më pas i shërben Xhixhës, me këtë të fundit që shënon me kokë.

25’-Pas një asisti nga Seferi, Xhixha tenton golin, por nuk ia del ta dërgojë topin në destinacion.

18’-Tirana shumë pranë golit, Devid kërkon të shënojë, por ajo goditje pritet nga Ruçi.

14’-Devid tenton të shënojë, por e dërgon topin shumë lart mbi portën e Skënderbeut.

1′ – Vetëm 15 sekonda dhe Skënderbeu kërcënon me Belajdi Pusin, por goditja e shkodranit shkon jashtë kuadratit të Bekajt

– Starton sfida me topin e parë që e luan Tirana

Formacionet zyrtare:
Skënderbeu (4-3-3): Ruçi; Frashëri, Vitija, Shehi, Sadriu; Dwumfour, Jean Victor, Moraes; Vrapi, Mara, Pusi
Tirana (4-3-3): Bekaj; Toshevski, Najdovski, Hoxhallari, Ismailgeci; Toli, Totre, Limaj; Xhixha, Seferi, Devid

Top Channel