Superiorja në javën e 6, ja si është klasifikimi pas dy ndeshjeve të para
Barcelona e rinisi kampionatin spanjoll, aty ku e la; te fitoret. Skuadra katalanase edhe pse pa kapitenin Raphinha arriti të marrë një fitore të pastër ndaj Getafes duke e mundur me rezultatin 3-0 për të ruajtur perfeksionin e saj pas 8 javësh kampionat.
Barcelona ishte dominuese në lojë me katalanasit që e mbyllën pjesën e parë me avantazhin 2-0. Kampionët e Spanjës pritën vetëm 2 minuta lojë për të marrë avantazhin 1-0 me golin e Anthony Gordon. Të besuarit e Hansi Flick nuk deshën ta linin me kaq dhe u hodhën në sulm në kërkim të golit të dytë që e gjetën në minutën e 30 me Gabriel Jesus duke e çuar rezultatin në 2-0. Në minutat e fundit Kounde kishte shansin e artë për të trefishuar shifrat, por nuk e shfrytëzoi mundësinë që pati.
Atë që nuk arriti dot të bëjë në fundin e pjesës së parë, Kounde e realizoi në minutën e 73 teksa shënoi golin e tretë për Barcelonën dhe festa ishte e gjithë për rreth 60 mijë tifozët blaugrana në Camp Nou. Rezultati nuk ndryshoi më dhe ndeshja u mbyll 3-0 për Barcelonën që kryeson me 24 pikë të plota, 5 pikë më shumë se Atletico Madrid që fitoi në transfertë 2-1 ndaj Deportivo Alaves.
Top Channel