Scholz e Johnson: Të tjera armë në Ukrainë. Rusia reagon: Hyni në gjak me ne

09/04/2022 12:45

Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Londër, kancelari Olaf Scholz dhe kryeministri britanik Boris Johnson u shfaqën më të bashkuar se kurrë dhe premtuan furnizime të mëtejshme me armë për Ukrainën.

Shtetet e NATO-s janë të një mendjeje të mos bëhen palë në këtë luftë, por Ukrainën do ta ndihmojmë të vetëmbrohet, deklaroi Johnson pas bisedimeve me kancelarin gjerman.

“Britania e Madhe do të dërgojë 100 milionë paund armatime të tjera të reja në Ukrainë, përfshirë këtu raketat anti-ajrore Starstreak që fluturojnë tre herë më shpejt se zwi, si dhe 800 raketa anti-tank dhe municione të precizionit të lartë që afta të godasin direkt objektivin e tyre“, u shpreh Johnson.

Scholz po kështu premtoi se Gjermania do të furnizojë vazhdimisht Ukrainën me armë, për të forcuar luftën mbrojtëse ndaj invazionit rus, ndonëse u tregua i rezervuar ndaj kërkesës së Kievit për dërgimin e tankeve mbrojtës të tipit “Marder” nga arsenali gjerman në Ukrainë.

“Ne përpiqemi të furnizojmë armë, që ndihmojnë dhe mund të vihen mirë në përdorim. Këtë e kemi bërë edhe në të kaluarën, e do të vazhdojmë ta bëjmë edhe më tej”, tha Scholz.

Por Moska edhe vetë furnizimin e Ukrainës me armë dhe municione nga perëndimi po e sheh si kërcenim dhe thotë se një lëvizje e tillë, do të shkaktojë gjakderdhje të mëtejshme.

Veprime të tilla janë të rrezikshme dhe provokuese e kërcënojnë t’i çojnë Shtetet e Bashkuara dhe Federatën Ruse në rrugën e konfrontimit ushtarak“, tha për Newsweek ambasadori rus në SHBA, Anataloy Antonov.

Sipas Antonovit, Moska ka bërë çështë e mundur për të shmangur viktimat mes civilëve dhe dëmet në infrastruktrën e Ukrainës, pohime këto të cilat kontrastojnë thellë me realitetin, me pamjet e dhunës së skajshme mbi të pafajshmit apo shkatërrimin e qëllimshëm të strukturave jo ushtarake në Ukrainë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA