Erion Braçe ka vijuar edhe sot të bëjë zërin kritik brenda maxhorancës qeverisëse.

Në panelin ‘Bujqësia – Siguria Ushqimore”, një ndër 5 panelet ku po zhvillon punimet kongresi i PS, Brace kërkoi më shumë vëmendje ndaj bujqësisë e fermerit, ose në të kundërt tha ai nesër do të jetë shumë vonë.

“Do të doja të ndanim disa shqetësime që duhet të na bëjnë të ndryshojmë. Vitin tjetër do jetë shumë vonë për PS, për bujqësinë mbi të gjitha. Propozoj një studim kombëtar për ndryshimet e klimës, përshtatje e cikleve të mbjelljeve, kostifikim të prodhimit sipas kulturave është kërkesë e bujqve që janë këtu, duhet me patjetër të kemi një kosto të tyre, që mos abuzojnë një kategori njerëzish.

Mbështetje buxhetore ekstra për prodhimet strategjike. Po të them edhe këtë punën e taksave, një miku im më mori në telefon më tha jemi në siklet shumë të madh, nuk pres dot faturë. Ndaj kjo puna e taksave është themelore. Sot kemi një regjim fiskal kaotik, të paqëndrueshëm. Sot që flasim kemi një regjim fiskal që të themi të drejtën nuk e do fshatin. Diku kemi tarifa doganore zero, diku të rritura. Ky regjim fiskal që kemi nuk i jep mundësi bujqve të rrisin vlerën e shtuar.

Ligj i ri për pagesat, sa janë bujq këtu që kanë para pa marrë te grumbulluesit, po nuk u fiskalizua po nuk u rregullua tema e TVSH do vijojë skema e mos marrjes së lekëve për bujqit. Nuk marrin do as lejet e tyre në kohë. Dy gjëra janë themelore, borxhet që fermerët kanë t’ju falen bujqve. Biden po falen kreditë e studentëve, ne e kemi më jetike që ato para të pastrohen nga librat e ministrive dhe t’i krijohet mundësi njerëzve të ngrenë ekonominë bujqësore.” theksoi Braçe.

Por duket se kolegu i tij socialist i pranishëm në panel, nuk ndau të njëjtin mendim me të.
“Janë tema që i kemi diskutuar vijojmë i diskutojmë, Ka mes nesh që kanë opinione krejt të ndryshme nga i juaji, por kjo është puna jonë do vijojmë të bëjmë atë për të cilën jemi votëbesuar por duke dëgjuar edhe ata që i prekin ditë për ditë.” -tha Pëllumbi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA