Pink Floyd, koncert pas 30 vjetësh për Ukrainën! Paratë do të dhurohen të gjitha

08/04/2022 14:43

Pas 30 vjetësh, grupi legjendar britanik Pink Floyd publikon projektin e parë muzikor, me një qëllim të qartë: të mblidhen para si ndihmë humanitare për Ukrainën.

Ky është i pari projekt i ri i grupit që nga 1997-ta. “Hej, hej, ngrihu” është kënga e David Gilmour dhe Nick Mason, ku është përfshirë edhe zëri një këngëtarit ukrainas, Andriy Khlyvnyuk, i cili hoqi dorë nga një turne ndërkombëtar për të luftuar për vendin e tij dhe më pas u plagos.

Khlyvnyuk këndon një këngë patriotike ukrainase; videoja ishte realizuar përpara Katedrales së Shën Sofisë në Kiev, e më pas, është publikuar në rrjetet sociale. Ajo duket ka shërbyer si shtysë e fuqishme që grupi britanik ta transformonte këtë moment. Gilmour bisedoi në telefon  me Khlyvnyuk, gjatë kohës kur ishte në spital.

Ia tregova nga telefoni një pjesë të këngës, dhe ai më dha bekimin e tij”, u shpreh këngëtari dhe kitaristi i famshëm, i cili ka dhe vetë një lidhje me vendin e sulmuar, për shkak se e ka bashkëshorten e të birit ukrainase.

Paratë që do të mblidhen nga ky projekt do t`i dhurohen Fondit të ndihmës Humanitare për Ukrainën, një nismë kjo e organizuar nga Kombet e Bashkuara.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA