Tensionet SHBA-Iran, goditet me raketa një tjetër anije nafte që kalonte në Ngushticën e Hormuzit
Dy persona kanë humbur jetën pasi një avion i vogël është rrëzuar pranë qytetit Gundelsheim, në landin Baden-Württemberg, në jugperëndim të Gjermanisë.
Policia gjermane konfirmoi se të dy personat që ndodheshin në bord humbën jetën si pasojë e aksidentit.
Pas përplasjes, avioni shpërtheu në flakë. Ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe arritën të vinin nën kontroll zjarrin.
Sipas raportimeve të mediave gjermane, avioni po afrohej për t’u ulur në një pistë pranë Gundelsheim, por për arsye ende të paqarta, tentoi të rikthehej në fluturim.
Gjatë manovrës, avioni fillimisht u përplas me një gardh dhe më pas me një pemë, përpara se të rrëzohej në një vresht.
Zjarri ka dëmtuar rëndë avionin, ndërsa shenjat e regjistrimit janë djegur plotësisht. Për këtë arsye, identiteti i dy viktimave ende nuk është bërë i ditur.
Në vendngjarje kanë mbërritur edhe hetuesit e sigurisë ajrore, të cilët kanë nisur punën për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Autoritetet vijojnë hetimet, ndërsa identiteti i viktimave pritet të bëhet i ditur pas përfundimit të procedurave të identifikimit.
Top Channel