FOTOT / Pas 61 shtëpive të para, gati dhe 74 banesa të tjera në Ndroq, drejt përfundimit lagjja e re

08/04/2022 11:12

Pas përfundimit të 61 shtëpive të para të cilat u rindërtuan aty ku u shembën, tashmë edhe rindërtimi në lagjen e re me 74 banesa ka hyrë në fazën e fundit.

350 banorë të Njësisë Administrative Ndroq në Bashkinë Tiranë, të cilët mbetën të pastrehë nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, do të sistemohen në një lagje të re, të urbanizuar, me shtëpi të reja.

Shumë shpejt një bllok tërësisht i ri banimi me 74 banesa individuale do të jetë gati për banorët e rinj, të cilët kanë tashmë banesa jo vetëm më të mira dhe më të sigurta se banesat e tyre të mëparshme, por dhe më afër institucioneve që ofrojnë shërbimet.

Sikurse mund të shihni dhe nga këto foto, blloku i ri i banimit me banesa individuale do të ketë dhe të gjithë infrastrukturën e nevojshme, si sistem ndriçimi, asfaltim, trotuare, rrjet kanalizimesh për ujërat e bardha dhe të zeza etj.

Bashkia e Tiranës po vijon punimet dhe për lagjet e reja me pallate në zonën e Kombinatit dhe tek “5 Maji”, ku do të strehohen familjet e prekura nga tërmeti dhe ato nga projekti i rindërtimit.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA