![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/lcimg-b3511a43-091b-40b2-a9a0-551fbe5678ab_hd-800x450.jpg)
Kongresi Amerikan është gati të miratojë dy projektligje, të cilat vijnë në formë sanksionesh për pushtimin rus në Ukrainë.
I pari projektligj ka si synim të pezullojë marrëdhëniet tregtare me Rusinë dhe Bjellorusinë, ndërsa i dyti është një projektligj i cili ndalon importin e energjisë nga Rusia, duke përfshirë këtu edhe naftën, qymyrin dhe gazin natyror.
Senati i miratoi njëzëri dy projektligjet mëngjesin e ditës së sotme.
Projektligji i marrëdhënieve tregtare është përpjekja e fundit e Kongresit për të goditur Rusinë dhe për të ndihmuar Ukrainën. Të mërkurën mbrëma, Senati miratoi një projekt-ligj për të ofruar më shpejt ndihmë ushtarake për Ukrainën.
Pasi Kongresi të miratojë projektligjet e miratuara nga Senati, ato do të dërgohen në tryezën e Presidentit të SHBA Joe Biden për nënshkrim, sipas zyrës së udhëheqësit të shumicës në Dhomë, Steny Hoyer.
Top Channel