27/12 08:58
Forcat ushtarake ruse kanë sulmuar mesditen e sotme qytetin Sievierodonetsk të rajonit ët Luhanskut.
Dhjetëra ndërtesa të larta janë djegur në këtë qytet ndërsa ende nuk ka informacion nëse ka viktima apo se sa është numri i tyre.
Më herët, guvernatori i Luhanskut, Serhiy Haidai tha se ai priste një ofensivë në shkallë të plotë në rajon për “përafërsisht disa ditë”, e cila mund të ishte më e keqe se ato që shiheshin në Mariupol, Bucha dhe Irpin.
Ndërsa edhe në rajonin e Mykolaivit jane kryer bombardime në 24 orët e fundi ku kryetarja e administratës rajonale bëri me dije se 55 persona janë plagosur.
Top Channel