Boris Johnson thotë se meshkujt biologjikë nuk duhet të konkurrojnë në sporte si transgjinore: As fëmijët nuk mund të pyeten apo nxiten për gjininë e tyre (fotot)

06/04/2022 16:31

Kryeministri britanik Boris Johnson ka folur sot për debatin e “të drejtave transgjinore” duke thënë se meshkujt biologjkë nuk duhet të konkurrojnë në eventet sportive për femra.

Johnson shtoi më tej se më së paku prindërit duhet të japin mendimin e tyre në vendimet e fëmijëve për “ndryshimin e gjinisë”, përkundër nxitjes liberale të vendosjes nga “profesionistët”.

Komentet e tij erdhën  pas përçarjes brenda partisë konservatore në pushtet për ndalimin e terapisë së konvertimit të seksit te të rinjtë dhe eksporimit të seksualitetit të tyre në shkollat fillore, që është quajtur nga kritikët “një praktikë djallëzore dhe infuencuese për subjekte të pambrojtur, para formimit të ndërgjegjies apo individualitetit të tyre”.

Kryeministri dënoi gjithashtu si ilegale praktikën e rëndë të konvertimit të homoseksualëve në heteroseksualë.

Duke folur gjatë një vizite në spitalin Welwyn Garden, kryeministri tha: “Nuk mendoj se është e arsyeshme që fëmijët të quhen kompetentë për të marrë vendime për gjininë e tyre apo terapi të pakthyeshme të konvertimit të gjinisë, pasi për këtë duhet në më të paktën përfshirja e prindërve”.

“Dhe gjithashtu nuk mendoj se meshkujt biologjikë duhet të konkurrojnë në eventet sportive të femrave”, shtoi ai.

Johnson tha më tej: “Ne kemi ndalim për terapinë e konvertimit të homoskesualëve, që për mua është e tmerrshme, por ka kompleksitete dhe ndjeshmëri të tjera kur zhvendosemi nga tema e seksualitetit te ajo e gjinisë. Prandaj ka ende gjëra që duhet të sqarohen”.

“Është vitale që njerëzve t’u jepet e gjithë dashuria e mundshme dhe mbështetja për të marrë vendime të tilla, por ato janë çështje komplekse dhe nuk mund të nxiten me një copë legjislacioni”, shtoi Johnson.

Ashtu si me notaren transgjinore në SHBA, edhe në Britani zemërim vjen pas konkurimit te çiklistes Emily Bridges, që fitoi medalje në konkurrimin e universiteteve pasi kishte garuar më parë si mashkull, para se të ndërronte seksin.

Terapia për transgjinorët nuk është ndaluar në Angli edhe pse Uellsi ka thënë se do ta ndalojë në mënyrë unilaterale.

Lëvizja e tyre mbështetet dhe nga konservatorët në Skoci.

Zëdhënesja e reformës së cështjeve gjinore në Skoci Meghan Gallacher tha: “Siç e thotë manifesti i parlamentit skocez për 2021, ne kërkojmë ndalimin e praktikës së tmerrshme të ndryshimit të seksit”.

FOTO GALERI
3/8
Emily Bridges kishte fituar edhe si mashkull para se te niste tranzicionin ne femer

Top Channel