Detaje nga krimi brenda familjes në Lushnje/ Autori u konfliktua si fillim me të vëllanë, si u arratis me makinën e babait dhe më pas u vu në pranga në Fier Protesta e 86-të para kryeministrisë regjistroi një incident, ndërsa një person u shoqërua në komisariat.
Sipas burimeve të gazetares së Top Channel Dorjana Bezat, dyshohet se konflikti mes një burri dhe një gruaje të së njëjtës familje, përfundoi me përplasje fizike, ndërsa më pas ai u shoqërua në komisariatin nr.1
Në videon e siguruar nga Top Channel, i shoqëruari ka goditur me brryl dhe më pas me shkop gruan, e cila dyshohet se është familjare e të shoqëruarit.
Konflikti duket se ka nisur pas një debati me njëri-tjetrin dhe pas fjalëve, gruaja e ka pështyrë protestruesin. Ky i fundit iu kthye duke i hedhur bidonin me ujë dhe më pas e goditur me brryl. Por dhuna nuk mbaroi këtu. I shoqëruari e ka goditur rëndë me shkop. Kjo bëri që të ndërhynte policia, duke e shoqëruar në Komisariatin numër 1.
Top Channel