Putin, presion me armë bërthamore/ Presidenti rus: NATO po përshkallëzon konfliktin me stërvitjet në detin Baltik 01/10 22:45
Të paktën 30 persona janë vrarë në një sulm të bandave në një lagje të qytetit haitian Kenscoff, rreth 20 kilometra nga kryeqyteti Port-au-Prince.
Lajmin e bëri të ditur për ‘Reuters’ kryebashkiaku i Kenscoff, Jean Massillon.
Zona është përballur me sulme të vazhdueshme nga bandat kriminale gjatë dy viteve të fundit. Organizatat për të drejtat e njeriut kanë raportuar më herët për masakra, përdhunime dhe rrëmbime në rajon.
Dhuna e përshkallëzuar ka detyruar mijëra banorë të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa situata e sigurisë në Haiti vijon të mbetet kritike.
Top Channel