Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në fshatin Zhymë në Lushnjes, ku një person ka vrarë nënë e tij dhe ka plagosur rëndë të atin duke i goditur me sqepar.

Menjëherë pas krimit, autori Florion Dalladaku është larguar nga vendngjarja.

Viktimë ka mbetur Fanije Dalladaku, ndërsa i ati, Hasan Dalladaku është plagosur rëndë.

Sipas informacioneve të para, autori dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Policia është vënë menjëherë në ndjekje të tij dhe pas një ore ka bërë të mundur kapjen e tij në Fier.

Top Channel