Manos Daskalakis, i tronditur nga akuzat se bashkëshortja e tij Roula Pispirigou ka vrarë vajzën 9 vjeçare tha: “Nuk mund ta besoj, por provat nuk mund të pakundërshtueshme”.
“Ka qenë nënë dhe grua model”, tha ai për Roulan, e cila dyshohet se ka injektuar ketaminë në trupin e të bijës.
Daskalakis nuk ka folur me bashkëshorten e tij që nga dita e arrestimit të saj, ndërsa kërkesa e tij e vetme është zbardhja e të vërtetës.
Rreth dyshimeve për abuzimin e të miturës para disa vitesh nga një i afërm, babai heshti duke thënë: “Nuk kam asgjë për të thënë.”
Ndërsa avokati i Manos Daskalakis tha: “Klienti im tashmë është i bindur se kjo është një vepër penale. Pas saj qëndron i akuzuari . Bëhet fjalë për një vrasje gjakftohtë të një fëmije të vogël, e kryer nga i akuzuari në një gjendje shpirtërore krejtësisht të qetë”.
Gjatë kohës që ishte në gjykatë, qytetarët jashtë kanë nisur të brohorasin me të madhe duke thënë: “Jeni vrasës, i keni bërë fëmijët që t’i vrisni”.
Ai tashmë është distancuar plotësisht nga 33-vjeçarja.
“Dua të di të vërtetën për fëmijët e mi. Nga erdhi ketamina, nga e mori ketaminën. Si e dha? Çfarë ndodhi me dy fëmijët e mi të tjerë? Qëndrimi im është i qartë. Nuk kam asgjë për t’u frikësuar nga askush dhe asgjë. Dua të di të vërtetën për fëmijët e mi”, tha babai i fëmijëve.
Hetuesit kanë sekuestruar tetë telefona të gjetura në shtëpinë e autores dhe pritet të zbulojnë bisedat dhe mesazhet që mund të zbardhin detaje nga ngjarja e rëndë.
Top Channel