Ushtria ruse ka raportuar ditën e sotme se ka kryer sulme me raketa me rreze të gjatë nga deti, në një qendër trajnimi për forcat e operacioneve speciale ukrainase në Ukrainën jugore.
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes ruse Igor Konashenkov, tha në një deklaratë se ky sulm ka ndodhur mbrëmjen e djeshme.
“Në mbrëmjen e 4 prillit, armët me precizion të lartë me rreze të gjatë me bazë pranë qytetit të Ochakiv shkatërruan një qendër trajnimi për Forcat e Operacioneve Speciale të Ukrainës, e cila u përdor ndër të tjera, për të akomoduar mercenarët e huaj”, tha ai.
Konashenkov shtoi se forcat ruse lëshuan raketa precize nga ajri që synonin objektet e magazinimit të karburantit në katër lokacione: në Kremenets, Cherkasy, Zaporizhzhia dhe Novomoskovsk.
Forcat ruse kanë shënjestruar objektet e furnizimit me karburant dhe magazinimit rreth Ukrainës që nga pushtimi.
Top Channel