Mësuesja e muzikës që bombardonte 13-vjeçarin me mesazhe seksuale i shpëton burgut ‘prej martesës së palumtur’ (fotot)

05/04/2022 15:29

Një mësuese muzike që i dërgoi një mori mesazhesh seksuale apo ‘dashurie’ një djali 13-vjeçar të klasës së saj, i ka shpetuar burgut në Britani.

48 vjeçarja Jennifer Hesse ishte fiksuar me djalin të cilit i jepte mësime private në Bournemouth në jug të Britanisë.

Nëna e martuar e dy fëmijëve kishte abuzuar me pozitën e saj të besimit dhe fshehtësisht i kishte dërguar atij mesazhe “shumë seksuale” në rrjetin Whatsapp.

I mituri që nuk mund të emërohet për arsye ligjore ishte nxitur “ta prekte atë” edhe pse i kishte bërë të qartë më parë se donte që ajo “ta linte rehat”.

Në një prej mesazheve ajo i thoshte: “Kam nevojë të më prekësh gjithë kohës”.

Hesse më pas paralajmëronte të riun të fshinte mesazhet në mënyrë që ato të mos shiheshin nga prindërit e tij.

Ajo i thoshte nxënësit se ndjente “një përzierje të çuditshme hutimi dhe qetësie” dhe se ‘mezi merrte frymë’ kur ai ishte në klasë me të.

Këmbimet e mesazheve kulminonin me Hesse që shpallte “dashurinë për të”.

Por kur viktima e abuzimit i tha Hesse se kishte një të dashur dhe nuk donte një marrëdhënie me të, ajo e nxiste të vazhdonte.

Por nëna e fëmijës zbuloi mesazhe dhe ia dërgoi policisë.

Hesse u shpall fajtore për komunikime seksuale më një fëmijë për të cilën një gjyq pasoi, ku viktima u detyrua të jepte dëshminë e tij dhe më pas u dha dënimi nga gjykata e Bournemouth.

Prokurorja Nicola Talbot-Hadley, tha: “Viktima tha në dëshminë e ti se kishte refuzuar avancimet e zonjës Hesse. Juria ka parë të gjitha mesazhet mes tyre, të cilat ishin shumë nxitëse dhe me presion emocional”.

Kur i mituri i tha se kishte një të dashur Hesse ishte përgjigjur: “Ti je 13 vjeç dhe nuk je i afte për këtë. Dua të më duash mua ashtu siç dua unë”.

Talbot-Hadley tha më pas: “Ky është një abuzim me besimin”.

Më tej për të miturin ishte kthyer në normale të përballonte “normalen e re” duke mësuar të përballej me mesazhet e presionit psikologjik nga mesuesja .

Hesse u dënua me 12 muaj burg, të pezulluara për 18 muaj.

Ajo justifikohej se jetonte prej vitesh në një martesë të palumtur me bashkëshortin e saj, por argumentimi nuk u pranua si shkak për abuzimin me të miturin.

Ajo duhet të kryejë gjithashtu 100 punë komunitare pa pagesë është emri i saj është vendosur në regjistrin e shkelësve seksualë për 10 vjet.

Hesse ka marrë një urdhër kufizimi gjeografik ndaj viktimës dhe është ndaluar të kontaktojë me djem nën 16 vjeç pa pranimin e prindërve të tyre, për pesë vjet.

FOTO GALERI
1/3
48 vjeçarja Jennifer Hesse ishte fiksuar me djalin të cilit i jepte mësime private në Bournemouth në jug të Britanisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA