Dy modele që u bënë të njohura nga rubrika “She’s on top” kanë folur në “Trotuar” në E diell për suksesin që kanë pasur.
Klarisa Cena u shpreh se ka arritur të jetë e suksesshme, ashtu sic donte, jo e famshme.
“She’s on top ka qenë shtysa ime më e madhe dhe i jam gjithmonë falenderuese Argjirës që më ka bërë pjesë të atij program. Kam qenë shumë e suksesshme, kam synuar gjithmonë të jem e suksesshme jo e famshme. Ëndrrën që kam pasur e kam arritur”, tha Klarisa Cena.
Ndër të tjera, Klarisa Pengu, e cila ka qenë modele e një klipi muzikor të reperit Stresi tha:
“E para ka qenë She’s on top, kam pasur pasionin të jem modele. Kam pasur shumë bashkëpunime, reklama, ika te Miss Shqipëria, tani tek Miss Universe.”
Top Channel