Besimtarët në Gaza nisin muajin e shenjtë të Ramazanit (fotot)

02/04/2022 19:43

Besimtarët palestinezë kryenin sot lutjen e parë në xhaminë e Al-Khalidi në Gaza City teksa nisin muajin e shenjtë agjërues të Ramazanit.

“Shpresojmë që ky muaj të jetë i mirë, i paqtë dhe i sigurtë për palestinezët,” thotë një rezident në Gaza duke shtuar se “vitin e kaluar muaji i Ramazanit ishte i mbushur me luftë dhe shkatërrim”.

Muslimanët kishin nisur prej ditësh përgatitjet për muajin e shenjtë duke pastruar e zbukuruar xhaminë Al-Aksa në Jerusalem me fenerë e shirita festivë.

“Dashtë Zoti Ramazani sivjet të jetë i paqtë dhe i mirë, ndryshe nga viti i kaluar”, tha Fatima Diab, rezidente e qytetit të vjetër të Jeruzalem.

Dita vjen pas përplasjeve të përgjakshme të ditëve të fundit ku të paktën pesë janë vrarë në protesta nga ushtria izraelite dhe dy izraelite të vrarë nga një sulm ekstremist në veri të vendit.

Ndërsa vitin e kaluar përplasjet mes palestinezëve dhe kolonëve izraelitë çuan në bombardimet e përgjakshme në Gaza ku u vranë të paktën 250 palestinezë dhe 12 njerëz nga sulme në Izrael.

FOTO GALERI
1/5
Besimtarët palestinezë kryenin sot lutjen e parë në xhaminë e Al-Khalidi në Gaza City teksa nisin muajin e shenjtë agjërues të Ramazanit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA