Në ditën kur asgjë nuk merret seriozisht në Tiranë mori sërish jehonë lajmi që Edi Rama do të jete pauses i Jens Stoltenberg, në organizatën më të madhe dhe më të fortë ushtarake në botë, NATO.
Në rrjet lajmit i dha zë studiuesja gjermane Suzana Starikov, e cila parashikon se në dhjetor Shqipërisë i duhet një Kryeminsitër i ri, pasi Edi Rama po projektohet të jetë sekretari i përgjithshëm i NATOS-s me bekimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat kërkojnë që drejtimin e Aleancës së Atlantikut të Veriut ta marrë një nga anëtarët e rinj të organizatës.
“Tashmë nuk bëhet fjalë për kandidatë, tashmë është vendosur që Rama të pasojë Stoltenberg në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në dhjetor. Kështu që atij i duhet të lëvizë në Bruksel më së paku në dhjetor. Nga dhjetori Shqipëria ka nevojë për një kryeministër të ri.”
Sot Shqipëria shënon 13 vite si anëtarë e NATO-s dhe cicërimat e akademikës gjermane ne Twitter nuk duken te jenë rrufe ne qiell të hapur, pasi ideja që Edi Rama mund të zgjidhet ne krye te NATO-s ka kohë që qarkullon në mjediset mediatike dhe politike. Por, a synon Edi Rama postin e sekretarit te pergjithshëm të aleancës së atlantikut te veriut? Koha do ta tregojë, por një tjetër kohë që po ecen drejt fundit eshte ajo e mandatit te Jens Stoltenberg, që mbyll ciklin e tij në këtë post ne shtator të 2023, me nje vit shtyerje për shkak të luftës në Ukrainë, luftë e cila ka marrë vemendje të posatcme e nga NATO.
Publikisht Edi Rama nuk ka folur kurre për një ambicie të tij për karrierë politike ndërkombëtare, por të gjithë kujtojnë se ai nisi të shijonte shume turet e tij si kryetar i OSBE, përfshirë edhe vizitat ne Moskë dhe në zonat e konfliktit ruso-ukrainas në Donbas. Rama bëri lajm kur u duk se negocioi mes Erdogan dhe Micotakis për krizën greko-turke, ndersa shkoi vetë në Neë York, kur Shqiperia filloi turin dy vjetor si anëtar i Keshillit te Sigurimit. Atij i pëlqen shpesh të vjedhë dritat e spektaklit në takime ndërkombëtare, me kepucë sportive dhe rrëfime hokatare, por të jesh sot sekretar i përgjithshem i NATO-s, nuk është një spektakël, por një detyrë me përgjegjësi. Gjithçka mund të ndodhë, por Brukseli nuk është Tirana, aq më tepër në 1 Prill.
Top Channel