Covid-19/ Çomo: Është dyfishuar numri i pacientëve të dalë nga spitali me ata që shtrohen
01/04/2022 14:53
Shefja e Infektivit, Najada Çomo ka bërë me dije se si është situata në spital, ku marrin trajtim pacientët e infektuar me Covid-19.
Në mbledhjen e Komitetit të Ekspertëve, Çomo tha se ka ulje të numrit të të shtruarve
Çomo: Në covid 1 – në 2 javët e fundit ka një ulje të të shtruarve nga 15-20 në 24 orë, numri i atyre që paraqiten në spital janë deri në 3 raste në 24 orë, mosha 45-65 vjeç, që përbëjnë 60 % të atyre që janë shtruar. Për herë të parë mbizotëron numri i të shëruarve me atë të sëmurëve. Është dyfishuar numri i pacientëve të dalë nga spitali me ata që shtrohen.
Minimizohen edhe viktimat, janë të shtruar ata që janë të pavaksinuar, vazhdoni vaksinohuni.
Top Channel