‘1 prilli, por nuk është shaka’/ Ambasadorja Yuri Kim takon aplikanten e parë që merr vizë amerikane për 10 vite

01/04/2022 14:08

Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar fotografinë e ambasadores Yuri Kim me aplikanten e parë që mori sot vizën e parë amerikane me vlefshmëri 10 vjet.

“Sot mund të jetë 1 prill, por kjo nuk është shaka! 1 Prilli shënon ditën e parë të zgjatjes 10 vjeçare të vizave për shqiptarët të cilët marrin viza turistike dhe biznesi për në Shtetet e Bashkuara”, kështu nis reagimi i ambasadës amerikane në Tiranë.

Mëngjesin e sotëm, Ambasadorja Yuri Kim përshëndeti aplikanten shqiptare të cilës iu dha viza e parë amerikane e vlefshme për 10 vjet. Ambasadorja Kim e uroi atë dhe bisedoi mbi planet e udhëtimit të saj për në Shtetet e Bashkuara këtë verë.

Siç u njoftua këtë javë, të gjithë ata shqiptarë që duan të shkojnë në SHBA, në pasaportat e tyre nuk do të kenë më një vizë 3-vjeçare por me trefishin e vlefshmërisë së deritanishme.

Kjo do të thotë se vizat turistike dhe të biznesit të dhëna pas ditës së sotme, do të jenë të vlefshme për udhëtime deri në vitin 2032. Ky është një lajm i jashtëzakonshëm ndërsa festojmë 100-vjetorin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA