”Ballkani Perëndimor na takon ne”, Roth e Lajcak: BE të mbajë premtimet për shqiptarët!

30/03/2022 13:37

Bashkimi Europian duhet të mbajë premtimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, ishte mesazhi i qartë i ish ministrit gjerman për Europën, Michael Roth pas një takimi të zhvilluar me të dërguarin special të BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak.

Roth insistoi se Ballkani Perëndimor i takon BE-së, duke kërkuar gjithashtu nga Brukseli hapjen e negociatave për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Shtetet e Ballkanit Perëndimor na takojnë dhe meritojnë më shumë se vetëm fjalë. BE-ja duhet t’i mbajë premtimet, duke nisur nga bisedimet për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, e liberalizimin e vizave për Kosovën. Demokracia dhe rendi e ligji janë të rëndësishme”, ka shkruar Roth në Twitter.

Me qëndrimin e tij, u pajtua dhe Lajçak i cili e rishpërndau postimin duke shkruar: “nuk mund të pajtohesha më shumë me vlerësimin tuaj”!  Michael Roth kishte shërbyer në postin e ministrit shtetëror për Europën në periudhën 2014-2021, në kohën kur kancelare e Gjermanisë ishte Angela Merkel.

Roth është shfaqur si mbështetës i madh i shqiptarëve dhe i rrugëtimit të rajonit drejt BE-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA