Projekti i punësimit të të burgosurve, nëndrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve rrëfen detajet e procesit

29/03/2022 17:47

Nëndrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Femi Sufaj tregoi disa detaje për “Shqipëria Live” rreth projektit të punësimit të të burgosurve në vendin tonë.

Ai tha se punësimi është parë në dy këndvështrime, i pari lidhet me nevojën për forcë punëtore dhe së dyti si një agjendë e nevojshme rehabilitimi.

Sufaj shpjegoi se nuk po shihet vetëm mundësia e punësimit brenda burgut por edhe jashtë saj, duke përmendur pastrimin, gatimin dhe puna në fasoneri.

Punësimi do të realizohet në bazë të rrezikshmërisë që mund të ketë i dënuari dhe për ta bërë këtë do të jetë një komision i cili do të vlerësojë situatat, ndërsa shtoi se pagesa do të jetë 25% e pagës minimale në Shqipëri.

“Për këtë fuqi punëtore janë finalizuar kontratat dhe janë parashikuar pozicionet e punës dhe deri tani në të gjithë vendin janë 380 vende pune. Ata do të punojnë brenda perimetrit të sigurisë ndërsa për dënime të gjysmë-lirisë do të përdoret alternativa në sektorin privat”, tha Sufaj.

Sipas tij puna në sektorin privat do të realizohet duke sjellë pajisjet brenda burgut për të krijuar ambientin e përshtatshëm të punës, ndërsa pagesa do të bëhet sipas kontratës në bazë të pagës minimale në Shqipëri.

Kërkesat më të shumta janë për t’u punësuar në kompani të ndryshme pasi paga është më e mirë .

Punësimi i të burgosurve nuk është një nismë e re në vendin tonë pasi kjo metodë përdorej vite më përpara.

Ajo çfarë u vu re në studio ishte mendimi i avokatit Idajet Beqiri i cili tha se duhet parë jo vetëm pagesa por edhe dëshira e tyre për të ulur ditët e burgimit.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA