Ministria e Bujqësisë flet për gripin e shpendëve: Asnjë rast i ri në 24 orët e fundit

29/03/2022 14:08

Ministria e Bujqësisë ka reaguar për situatën e gripit të shpendëve në vendin tonë, në 24 orët e fundit duke thënë se nuk kemi asnjë rast të ri të konfirmuar.

AKVMB vazhdon monitorimin e situatës me veterinerët zyrtarë të shërbimit me kontrolle në ferma me drejtim prodhimtari vezë, mishi dhe miks, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Nuk ka vatra të tjera të raportuara apo dyshuara nga kontrollet e kryera për monitorim.

Ndërkohë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon rregullisht kontrollet në të gjithë territorin e vendit. Nuk janë konstatuar shkelje apo problematika.

Në 24 orët e fundit
• Nuk kemi asnjë rast të ri të konfirmruar
• Nuk kemi vatra të reja infeksioni
• Nuk kemi asnjë stabiliment me drejtim prodhim për mish të infektuar
• Vazhdojmë fushatën sensibilizuese për informimin e fermerëve mbi evidentimin dhe raportimin e rasteve të dyshuara.
• Vazhdojmë monitorimin e të gjithë territorit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA