“Ballkani Perëndimor, i rrezikuar nga Putin”, Xhaçka në tryezën e BE-së: Të përshpejtohet integrimi i rajonit

28/03/2022 16:52

Ballkani Perëndimor, është ndoshta rajoni i dytë më i rrezikuar nga makinacionet e Vladimir Putin, pas Ukrainës, prandaj duhet të përshpejtohet procesi i integrimit në union, deklaroi ministrja e Jashtme Olta Xhaçka në tryezën e rrumbullakët të BE-së.

Sipas Xhaçkës, pas krizës së shkaktuar nga situata në Ukrainë, duhej të përshpejtohej procesi i integrimit në mënyrë që stabilizonte rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ajo tha se se Ukraina po kthehet në burim shpërqendrimi e arsye, për të shtyrë vendimmarrjet për integrimin e rajonit.

“Ballkani Perëndimor, është ndoshta rajoni i dytë më i rrezikuar nga makinacionet e Vladimir Putin, pas Ukrainës. Sot që flasim, shohim një BE ku në qasjen ndaj integrimit të rajonit tonë ende s’ka ndryshuar gjë në terma konkretë. Ajo që është e sigurt është që teksa BE mendohet, ne do të vazhdojmë punën për reformat e për evropianizimin e vendit dhe do të vazhdojmë të punojmë me të gjithë mundësitë tona për thellimin e bashkëpunimit rajonal. Ashtu siç do të vazhdojmë të punojmë me të gjithë mundësitë tona në Këshillin e Sigurimit e kudo, për të avancuar diplomatikisht agjendën e përbashkët të prioriteteve”, u shpreh Kryediplomatja Xhaçka në fjalën e saj.

Pjesë e tryezës ishte edhe ambasadori në ikje i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, për të cilin Ministrja Xhaçka shprehu vlerësim maksimal, duke e cilësuar një mik të mirë që e ka ndihmuar dhe mbështetur Shqipërinë në procesin e integrimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA