Ditën e diel në Milot mund të shesësh dhe blesh kafshë të gjalla.

Në tregun e gjësë së gjallë që nuk plotëson asnjë kusht higjeno-sanitar gjithashtu shiten edhe shpendë, tregtia e cilëve u ndalua në datën 25 mars, me qëllimin e vetëm që harta e infektimit të gripit të shpendëve të mos zgjerohet më tej.

Por ky urdhër nuk respektohet. Në treg shikon lloje të ndryshme shpendësh duke filluar nga pulat, rosat e deri te patat. Gripi i shpendëve nuk i ka larguar shitësit e pulave nga tregu.

GAZETARJA: Këto janë pula, pularie apo shtëpie?

TREGTARJA E PULAVE: Këto nuk janë shtëpie. Ky grip ka qarkulluar edhe vjet.

GAZETARJA:Ke pas frikë nga gripi i shpendëve?

TREGTARJA E PULAVE 2: Gjithmonë ka pasur grip pulash, por jo kështu në këtë fe.

Ata që duhet ta ndalojnë këtë tregti janë inspektorët e AKU-së, të cilët këtë të diel mungonin. Të shtunën zv.ministrja e bujqësisë Ermira Gjeçi, tha se në vendin tonë nuk raportohet asnjë shkelje, por në Milot, ne gjetëm të kundërtën.

AKU po vazhdon rregullisht kontrollet në të gjithë territorin e vendit dhe nuk janë konstatuar shkelje”, deklaroi Gjeçi.

Sipas ligjit veterinar, veterineri i zonës, i cili sot nuk është krye të detyrës duhet të qëndrojë në hyrje të tregut për të ndaluar hyrjen e kafshëve që janë pa numër matrikulli dhe pa certifikatën lëvizëse, e cila na jep të dhënat kryesore për shëndetin e kafshës. Por në tregun e parrethuar futen kafshë nga të katërta anët pa i kontrolluar askush.

Tregu nuk është një vend ku kafsha të stresohet. Krahas kësaj çdo treg duhet të ketë një mjek veteriner dhe të gjitha kafshët duhet të kontrollohen dhe të shikohet dokumenti dhe certifikata e origjinës, gjithashtu duhet të shikohet nëse është ose jo e sëmurë pasi këto kafshë nuk duhet të shiten”, shprehet virologu veterinar Kristaq Berxholi.

Në këtë treg kafshët keqtrajtohet, ato rrinë për orë të tëra lidhur dhe të shtrira në tokë pa pirë dhe pa ngrënë asgjë. Në tregun e Milotit mund të gjesh çdo gjë që nga kafshët, shpendët, perimet e deri tek rrobat. Në këto kushte tregu I Milotit është vatër infeksionesh që nuk monitorohet nga askush.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA