Qendrat e votimit hapen në Maltë për zgjedhjet e përgjithshme (fotot)

26/03/2022 20:07

Njerëz shiheshin që prisnin sot para qendrave të votimit në kryeqytetin Valeta për zgjedhjet e përgjithshme të Maltës.

Mediat vendase thonë se kryeministri Robert Abela pritet të marrë një tjetër mandat në vendin e vogël mesdhetar, ende të tronditur nga vrasja mafioze e një gazetareje te njohur investigative.

Burimet flasin gjithashtu për apati të votuesve pas një fushatë vakët dhe opinionit të dominuar nga frikat e luftës.

Megjthë trumpetimin e mediave, laburistët në pushtet janë ende njollosur nga korrupsioni i thellë dhe vrasja e gazetares  Dafne Galizia me bombë në makinë, qe shokoi opinionin boteror ne 2017.

Hetimet e vitit të kaluar zbuluan se ish-kryeministri Joseph Muscat kishte krijuar një “kulturë pandëshkueshmërie” ndaj bashkëpunëtorëve dhe aleatëve të qeverisë.
Muscat dha dorëheqjen në janar 2020 pas protestave publike ndaj mbrojtjes së aleatëve që po hetoheshin për vdekjen e gazetares.

Pasuesi i tij Abela ka thënë se do të forcojë qeverisjen dhe lirinë e shtypit por aktivistët dhe familjarët e Galizia thonë se hetimet nuk kanë arritur ku duhet.

FOTO GALERI
2/3
Abela kerkonte ne fushate mandatin "e pare"

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA