Djegia e banesës në Maliq, policia: Dyshohet se zjarri ishte i qëllimshëm

26/03/2022 13:53

Një banesë e pabanuar është djegur plotësisht në fshatin Pirg, Maliq më datë 24 mars.

Policia ka dhënë detajet duke njoftuar se dyshohet se mund të ketë qenë zjarrvënie e qëllimshme, pasi banesa e 47-vjecarit të identifikuar si F. Ll., nuk kishte lidhje elektrike.

Më datë 24.03.2022, gjatë natës, në fshatin Pirg, Maliq, ka rënë zjarr në banesën e pabanuar të shtetasit F. Ll., 47 vjeç, e cila për pasojë është djegur plotësisht. Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se mund të ketë qenë zjarrvënie e qëllimshme, pasi kjo banesë nuk ka lidhje të energjisë elektrike”, sipas njoftimit të policisë.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA