Bie zjarr në komisariatin e Kamzës, vdes një person, polici përfundon në spital
26/03/2022 22:21
Ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 në Kamëz janë përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të shtune.
Policia bën me dije se si pasojë janë dëmtuar dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasit e ndaluar A. M., D. I., dhe punonjësi i policisë H. B.
Fatkeqësisht, shtetasi A. M., ka ndërruar jetë në spital
Me ndërhyrjen e zjarrfikëseve dhe të punonjësve të Policisë të Komisariatit Nr. 5, zjarri u shua.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel