Zyra e të drejtave të OKB-së thotë se ka konfirmuar se të paktën 1,081 civilë kanë vdekur dhe 1,707 janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i sulmeve ruse, duke shtuar se numri i vërtetë i vdekjeve ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë, sipas BBC.

Monitoruesit po punojnë për të verifikuar raportet për vdekje të mëtejshme në vendet e luftimeve intensive në rajone të ndryshme, duke përfshirë Donestsk, ku ndodhet qyteti i Mariupolit”, tha OKB.

OKB-ja ka thënë më parë se shifrat e viktimave janë më të larta se numrat zyrtarë për shkak të vështirësisë në marrjen e informacionit nga zonat e goditura nga lufta.

Prej pesë javësh vijon lufta në Ukrainë duke shkaktuar dëme të paimagjinueshme dhe viktima.

Numri i viktimave rritet dita ditës por akoma nuk ka një statistikë përfundimtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA