Një video e publikuar në rrjetet sociale bëri shumë bujë pasi në pamje shihej se si 58-vjeçari keqtrajton macen derisa ajo ngordh.
Autori është identifikuar si Vlash Marku i cili ka goditur macen në kokë derisa ajo ngordhi.
Pas këtyre pamjeve ka reaguar policia e cila është vënë në ndjekje të autorit, ndërsa shton se ai rezulton i dënuar për vrasje në vitin 2007.
“Në lidhje me një video të postuar në portale, për keqtrajtimin e një kafshe, ju sqarojmë se: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorit të dyshuar. Falë bashkëpunimit me qytetarët, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë identifikimin dhe shpalljen në kërkim për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”, të shtetasit Vlash Marku 58 vjeç, banues në fshatin Prush, i dënuar më parë për vrasje”, sipas policisë.
Reagime të shumta ka pasur nga qytetarët të cilët para pamjeve të rënda janë shprehur të acaruar.
Top Channel