Beteja politike mori vlerë gjyqësore.

Në gjykatën e Tiranës gjykatësi Agron Zhukri vendosi të pranojë kërkesën e komisionit të rithemelimit të PD për të rregjistruar logon e re vulën dhe për të njohur gjithë vendimet e kongresit në stadium të datës 11 dhjetor që përfshin edhe shkarkimin e të gjithë drejtuesve, forumeve aktuale në partinë demokratike.

Praktikisht gjykata njeh si palë zyrtare të partisë demokratike, logo zyrtare të kësaj partie,atë të 11 dhjetorit. Si dhe zhvlerëson çdo vendim tjetër, duke filluar nga pezullimi i Berishës e deri tek vendimet e 18 dhjetorit, edhe atë për personat non grata.

Në këtë mënyrë iu hap rruga Berishës për tu kthyer në Partinë Demokratike, por iu mbyll sërish rruga PD për të normalizuar raportet me SHBA. Pak kohë më parë kjo u bë e qartë nga i dërguari amerikan për ballkanin, Escobar. Pas vendimit të gjykatës reagoi kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj

Alibeaj: Çdo demokrat mund ta bëjë. Të presim edhe apelin tonë per 18 dhjetorin. Padi penale Agron Zhukrit për shpërdorim detyre.

Por për juristin e komisionit të rithemelimit, vendimi është një kthim i PD tek demokratët.

Ivi Kaso: Është i paapelueshëm, është regjistrim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA