Disa persona janë proceduar penalisht ditën e sotme nga policia e Vlorës dhe Tiranës, për vepra penale të ndryshme penale.
Burimet policore bëjnë me dije se shtetasi Sh.Gj 37 vjeç, është proceduar penalisht për veprën “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” në Vlorë.
Të proceduar penalisht janë gjithashtu edhe shtetasi A.N. 58-vjeç pasi ka shkelur urdhrin e mbrojtjes që gjykata i ka caktuar bashkëshortes së tij, shtetasit Ll.Sh 38 vjeç në Dhërmi dhe M.K. 38 vjeç në Tiranë të cilët u konstatuan duke ndërtuar pa lejen e organeve kompetente.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar proceduan penalisht për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, shtetasin Sh. Gj., 37 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, pasi ushtronte aktivitetin në një subjekt të paregjistruar në organet tatimore dhe nuk kryente deklarimin e të ardhurave.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë proceduan penalisht për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, shtetasin A. N., 58 vjeç, banues në Lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, pasi ka shkelur urdhrin e mbrojtjes që gjykata i ka caktuar bashkëshortes së tij, duke shkuar në banesën e saj.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë proceduan penalisht për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasin Ll. Sh., 38 vjeç, banues në Himarë, pasi u konstatua duke ndërtuar pa lejen e organeve kompetente, në pronën e tij, në fshatin Dhërmi.
Po nga këto shërbime u bë shpallja në kërkim policor e shtetasit M. K., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi ka ndërtuar pa lejen e organeve kompetente, në pronën e tij, në fshatin Borsh, Himarë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel