Parada madhore ushtarake shënon Ditën Kombëtare të Pakistanit (fotot)

24/03/2022 19:38

Një paradë e gjerë trupash dhe pajisjesh ushtarake shënoi dje në Islamabad ditën kombëtare të Pakistanit.

Po këtë ditë Pakistani organizonte takimin e ministrave të jashtëm të vendeve muslimane, ku merrte pjesë dhe minsitri i jashtëm kinez Wang Yi.

Në paradë vendi islamik shfaqte njësitë elitare të ushtrisë dhe mjete të shumta ushtarake si raketa, tanke avionë e pajisje të tjera moderne.

Trupat ku përfshiheshin dhe ushtarake femra, marshonin para podiumit duke përshëndetur presidentin e vendit, kryeministrin, kreun e ushtrisë dhe zyrtarë të tjerë.

Në paradë ishin prezentë ministra të jashtëm të vendeve të Organizatës Islamike dhe minsitri i jashtëm kinez.

Mijëra njerëz brohorisnin “Rroftë Pakistani!” teksa avionët ushtarakë fluturonin mbi qiej dhe para-trupat zbrisnin me litarë nga helikopterët.

Pakistani celebron ditën kombëtare në 23 mars, që prej vitit 1940 kur liderët muslimanë në qytetin lindor Lahore kërkuan pavarësinë nga Britania.

FOTO GALERI
11/11

Top Channel