Qeveria do t’i drejtohet tregjeve ndërkombëtare për blerjen e karburanteve për të shmangur ndërprerje të furnizimit në vend.

Skenari është njoftuar sot në mbledhjen e Komitetit të Energjisë nisur nga shqetësimet në rritje në tregjet globale si pasojë e luftës ku nafta është shtrenjtuar së tepërmi në bursa, por edhe në tregun vendas.

Veç shqetësimit për rezervat e naftës, vendi po përballet edhe me krizën energjetike si rrjedhojë e mungesës së reshjeve. Pavarësisht situatës problematike, ministrja e Energjisë Belinda Balluku siguroi qytetarët se nuk do të ketë rritje fature e as ndërprerje energjie.

Përballë rritjes së kostove për blerje të energjisë në import, Balluku ka bërë apel për shlyerjen e faturave, duke vënë theksin veçanërisht te ndërmarrjet e ujësjellësve, si borxhlinjtë më të mëdhenj ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA