Edhe çmimi i materialit ndërtimor ka shënuar rritje në Kosovë.
Kjo rritje u vërejt që nga fillimi i luftës në Ukrainë, por u intensifikua edhe më shumë, sidomos para dy jave. Aktualisht, çmimi i hekurit të ndërtues arrin deri në 1250 euro për ton.
Rritja e çmimit të materialit ndërtimor, pritet të rrisë edhe çmimin e patundshmërive për të paktën 100 deri në 200 euro më shumë për metër katror.
Përderisa është bërë kjo rritje janë ngritur dyshime se ka abuzim të çmimeve. Mirëpo, Inspektorati i Tregut që vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë, thonë që deri më tani nuk kanë hasur në shkelje.
Rritje përpos hekurit të ndërtimit ka pasur edhe në çimento, blloqe e material tjetër ndërtimor që Kosova e importon.
Top Channel