Mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë/ Kurti: Nuk ka marrëveshje paraprake, s’pajtohemi të negociojmë përmes shefave të zyrave ndërlidhëse

23/03/2022 14:19

Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot pas mbledhjes së Qeverisë në një konferencë për media ka folur rreth çështjes së mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, ndërsa u shpreh se nuk mund të thotë se Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për mosmbajtjen e tyre, por sipas tij, nuk ka marrëveshje paraprake ndërmjet dy qeverive e që është edhe parakusht për mbajtjen serbe në Kosovë.

Kurti para gazetarëve të Kosovës tha se Bashkimi Evropian nuk ka qenë i lumtur me faktin se nuk ka pranuar që gjithçka rreth mbajtjes të zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë të përmbyllet përbrenda një letre shkëmbimi të sugjeruar ndërmjet zyrtarëve ndërlidhës.

Zhvillimet rreth zgjedhjeve të Serbisë nuk e di si ndikojnë në dialog kur na ftojnë për bisedime në raundin e ardhshëm.Natyrisht ne do të jemi të gatshëm të angazhohemi me përkushtim, me konstruktivitet dhe kreativitet…

Nuk më përket mua ta bëj vlerësim meqenëse është ndërmjetësi ai që e bën një vlerësim se kur duhet dhe kur është momenti i duhur për takimin e radhës…”, tha ai.

Kryeministri më tej foli edhe për çështjen e zgjedhjeve në Serbi, e që është kërkuar të mbahen edhe në Kosovë për të votuar komuniteti serb.

Nuk do të thosha që Qeveria e Kosovës ka marr vendim për mos mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, por nuk ka marrëveshje paraprake dhe se natyrisht paraqet kushtin për mbajtje të atyre zgjedhjeve e që nuk është plotësuar. Ne kemi pritur një shkëmbim normal të letrave, të kërkesës së tyre po kjo nuk ka ndodhur.

Bashkimi Evropian nuk ka qenë i lumtur me faktin se nuk kam pranuar që gjithçka të përmbyllet përbrenda një letër shkëmbimi të sugjeruar ndërmjet zyrtarëve ndërlidhës.

Jam i bindur se marrëveshja duhet të jetë ndërmjet një shkëmbimi të letrave ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Serbisë. Ne jemi instanca, autoritetet e vendeve përkatëse dhe do të duhej të merremi vesh rreth atyre zgjedhjeve…Kështu siç është çështja ka marr një kahe tjetër.

Ne kemi shprehur keqardhjen tonë por më shumë se kaq nuk kam…”, tha ai.

Kryeministri Kurti duke folur për qeverisjen e tij dhe vizitat në komuna tha se komunat me shumicë serbe do t’i vizitojë gjatë vitit të dytë të qeverisjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA