Tri viktima identifikohen pas 27 vitesh nga zhdukja, Kurti: ADN-ja konfirmoi lidhjen me “Grupin e Intelektualëve” Prej tre muajsh, fermat e pulave janë në masën e biosigurisë për shkak të rrezikut nga gripi i shpendëve.
Fermerët thonë që janë duke e respektuar një protokoll të detajuar sa i përket mbrojtjes.
Sipas kryetarit të prodhuesve të vezëve në Kosovë, Sabit Rama, ekziston rreziku që sëmundja të bartet edhe nga Shqipëria, por që importi është i ulët nga vendi fqinj.
Aktualisht në Kosovë nuk ka asnjë rast aktiv me gripin e shpendëve, ndërkohë që nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë shtojnë se janë vënë në vend protokollet e nevojshme.
Rasti i fundit i regjistruar në Kosovë me gripin e shpendëve ishte në shkurt dhe menjëherë sipas AUV u karantinua ferma e u asgjësuan pulat.
Të hënën, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë ndaloi importin e shpendëve të gjalla nga zonat e prekura me këtë sëmundje në Shqipëri
Top Channel