Berat/ Djali jep version tjetër nga spitali: Kisha pirë shumë alkool dhe hashash, u plagosa vetë. Lironi babain

22/03/2022 16:30

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Berat, ku u raportua se babai ka goditur disa herë me thikë djalin e tij 32-vjeçar. Pas një debati për motive të dobëta, thuhej se 66-vjecari ka qenë në gjendje të dehur dhe ka goditur me mjete prerëse në trup djalin e tij Andrean.

Dy javë më parë, familja Sheroku është përballur me humbjen e nënës së 32-vjeçarit si pasojë e një sëmundje të rëndë. Kanë qenë fqinjët që kanë lajmëruar policinë. Andrea Shiroku, pasi ka marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Beratit është transferuar në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar.

32-vjeçari iu nënshtrua operacionit dhe ka dhënë një tjetër version për ngjarjen në një intervistë për “Shqipëria Live” duke thënë se kishte konsumuar alkool dhe lëndë narkotike e kur u ul në divan, ju ngul thika, ndaj bën thirrje që t’i lirojnë babain nga burgu.

Sheroku: Unë jam mirë tani. Kisha pirë unë dhe nuk mbaja mend asgjë. Kisha pirë shumë alkool dhe nja dy cigare hashash. Kur shkova në shtëpi, kam rënë nga shkallët.

Pyetje: Ku e gjetët thikën?

Sheroku: Në momentin që jam kthyer, kisha ngrënë fruta në shtëpi dhe ndoshta e kam harruar padashje tek divani dhe kur u shtriva pashë gjak. Kam dalë në rrugë me vrap, fqinjët njoftuan policinë.

Pyetje: Po babai çfarë tha?

Sheroku: U shokua. Ta lirojnë babain, most a mbajnë brenda atje se nuk ka faj i shkreti. Me trupin tim nuk ka asnjë faj. Mamaja u sëmur dhe ndërroi jetë.

Pyetje: Sa kohë ka?

Sheroku: Në datën 8 mars. Kam dhimbje shumë të madhe. Më dhemb shpirti që nuk e kam atë, nuk jetoj dot asnjë sekond pa atë, e kam pasur gjithmonë pranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA